Masat anti-Covid ndryshojnë orarin e Meshës së Krishtlindjes

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 13:24 | Aktualitet
Masat anti-Covid ndryshojnë orarin e Meshës së Krishtlindjes

Katolikët këtë vit do të marrin pjesë më herët në meshën e Vigjiljes së Krishtlindjes, për shkak të ndryshimit të orës policore nga autoritetet, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës njoftoi besimtarët se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të zhvillohen në orën 16:00 dhe 18:00, më 24 dhjetor, ndërsa mesha e ditës së Krishtlindjes do të zhvillohet në orën 11:00 dhe ajo e pasdites, në orën 17:00.

Prej 24 dhjetorit, lëvizja e lirë do të jetë e ndaluar nga ora 20:30 deri në orën 06:00, tha një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mesha normalisht zhvillohet në mesnatë, por në një letër drejtuar kryetares së komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli, Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, ankohej se masat e reja diskriminonin komunitetin katolik, për shkak se ishte i vetmi që e kremtonte natën Krishtlindjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos