
Një eksperiencë po kaq të gjatë sa më FMN, Shqipëria e ka pasur edhe me Bankën Botërore. Vendi ynë u bë anëtar i Bankës Botërore në 15 tetor 1991, menjëherë pas daljes së vendit nga izolimi.
Ndërkohë që zyra lokale u hap në Tiranë në gusht të vitit 1992. Në 25 qershor 1992, vetëm tetë javë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së porsazgjedhur demokratike, Banka Botërore i ofroi Shqipërisë një hua të parë emergjence prej 41.1 milionë dollarë për t’i mundësuar vendit infrastrukturën bazë dhe plotësuar nevoja të tjera urgjente, si ushqime dhe furnizime të tjera jetike për vendin.
Që prej asaj periudhe e deri më tani, Banka Botërore ka financuar 94 projekte në Shqipëri, me një kredi që kap në total vlerën e 2.9 miliardë dollarëve. Aktualisht në zbatim janë 12 projekte me një shumë prej 621.2 milionë dollarë. (A2 Televizion)