Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacienti

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 18:59 | Kronikë
Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacienti

Një ambulancë që po udhëtonte në drejtim të Tiranës është aksidentuar pasditen e së hënës në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku për pasojë ka humbur jetën pacienti që ndodhej brenda saj.

Ambulanca që drejtohej nga N.H, 55 vjeç doli nga rruga në afërsi të fshatit Krutje dhe për pasojë humbi jetën pacienti 62-vjeçar M.M. si dhe u plagos rëndë drejtuesi.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos