Shkodër, peshkatari mbytet në liqen

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 08:16 | Kronikë
Shkodër, peshkatari mbytet në liqen

Një 67-vjeçar me inicialet S.S. është mbytur në Liqenin e Shkodrës.

Trupi i pajetë, i cili mendohet se është peshkatar, është gjetur në zonën e livadheve.

Trupi nuk është nxjerrë dot, edhe pse kanë hyrë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ndaj është kërkuar ndihma e forcave më të specializuara nga Tirana.

Vetëm pas disa orësh, trupi u arrit që të nxirret nga uji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos