
Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të spitalit, në qytetin e Korçës.
Mësohet se një këmbësor, rreth 60-vjeç, është përplasur nga një automjet. Ai është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
60-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me djalin e tij, i cili fatmirësisht nuk është lënduar.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, e cila përfundoi në trotuar pas aksidentit. Po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)