Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë fëmija 8 vjeç

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 18:25 | Kronikë
Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Policia ka bërë të ditur se në fshatin Jubë, një furgon ka aksidentuar një fëmijë, 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuan në flagrancë shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth, drejtues i furgonit.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos