Itali, shqiptari vdes në aksident rrugor në 46-vjetorin e lindjes

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 14:03 | Kronikë

Një shqiptar 46-vjeçar, i quajtur Sokol Keci, mbeti i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë një aksidenti rrugor në Bolonja të Italisë.

Viktima drejtonte me shpejtësi një “Fiat Dukat” kur u përplas me një “Fiat 500” dhe me një furgon. Për pasojë, Keci mbeti i vdekur, ndërsa partnerja që ndodhej në makinë me të u plagos lehtë.

Shoferi i automjetit “Fiat 500”, një shtetas rumun, dhe drejtuesi i furgonit, gjithashtu mbetën të plagosur.

Shqiptari ishte banor prej shumë vitesh në Bolonja dhe këtë të mërkurë kishte 46-vjetorin e lindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos