
Gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Legano të Italisë, policia sekuestroi 600 mijë euro dhe 15 kg kokainë të pastër, gati për treg, ndërsa në pranga ranë 25 persona. Operacioni u kodua “Kutitë”, pasi e gjithë sasia e parave të sekuestruara ndodhej në kasaforta.
Karabinierët kishin lokalizuar vendin ku rrjeti kriminal kryente furnizimin me drogë, pasi hetimet nisën që në 6 maj, ku ishin arrestuar 15 persona, pjesë e këtij rrjeti. Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe një shqiptar, i cili banonte në Novara dhe njihej me nofkën “Gjiganti”. Atij iu sekuesturan 105 mijë euro.
Ndërsa, një italiani që thirrej “Mushka”, iu sekuestruan 120 mijë euro. “Profesorit” 46-vjeçar, një tjetër shtetasi Italian, iu sekuestruan 60 mijë euro, ndërsa 33-vjeçarit nga Livorno që thirrej “Kojak” iu sekuestruan 105 mijë euro.
Ndërkaq, u kontrolluan 3 kasaforta që grupi kriminal i “Kojakut” i mbante në dy banka të ndryshme, në llogari të 57-vjeçarit që njihej si “Dartanjani”, babai i “Kojakut”. Në njërën prej tyre, u sekuestruan 212 mijë euro dhe në 2 të tjerat shuma më të vogla. (A2 Televizion)