Gjyqi ndaj ish-anëtarëve të UÇK, Gjykata Speciale në seancë për ecurinë e çështjes

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 12:25 | Kosova
Gjyqi ndaj ish-anëtarëve të UÇK, Gjykata Speciale në

Gjykata Speciale e Kosovës mban seancën e pestë për ecurinë e çështjes kundër ish-anëtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ashtu si herët e kaluara, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk folën asnjë fjalë, por u mbrojtën me anë të avokatëve me anë të videokonferencës.

Kjo seancë kishte të bënte me shkëmbimin e dokumenteve mes prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Avokatët e ish-luftëtarëve të UÇK-së u ankuan se nuk kanë marrë informacione të plota lidhur me materialet e siguruara kundër klientëve të tyre.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime luftë dhe kundër njerëzimit dhe prokuroria speciale ka mbledhur qindra materiale dhe dëshmi.

Akuzat janë ngritur kryesisht duke u bazuar në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos