Guvernatori Sejko konfirmohet për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 17:41 | Politikë
Guvernatori Sejko konfirmohet për një mandat të dytë si

Me 100 pro, 6 kundër dhe 4 abstenim, Gent Sejko zgjidhet nga Kuvendi për një tjetër mandat (mandati i dytë) si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me shumë gjasa Sejko do të zgjidhet kështu edhe Guvernator i BSH për një mandat të dytë, pasi i pari përfundon më 5 shkurt.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje, dhe votohet në Parlament.

Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos