
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit, Jurgen Leci, i cili akuzohet për vrasjen me sende të forta të fqinjit të tij, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar.
Jurgen Leci qëlloi me mjete të forta fqinjin 60-vjeçar, Bujar Mehmetaj, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”, më 29 prill, i cili për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Sipas dëshmive të disa personave që ndodheshin në afërsi të një pike karburanti, autori i krimit e goditi komshiun, me të cilin ka krushqi, me një shkop bejsbolli. Shkak mund të ketë qenë vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës banesë, por me fushëpamje nga të dyja shtëpitë. (A2 Televizion)