Influenca ruse, Moses-Ones: Disa gjëra në Shqipëri nuk shiten

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 13:28 | Politikë
Influenca ruse, Moses-Ones: Disa gjëra në Shqipëri nuk shiten

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin qëndrimet parimore të Shqipërisë kundër influencave ruse apo iraniane.

Nga konferenca për politikat amerikane mbi Ballkanin Perëndimor, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones tha se Shqipëria i ka refuzar këto makinacione dhe nuk ka rënë pre’ e tyre: “Për Rusinë dhe Kinën, Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe kineze dhe ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Në Shqipëri disa gjëra thjesht nuk janë për shitje”. 

https://a2news.com/2019/10/24/palmer-i-zhgenjyer-per-mos-hapjen-e-negociatave-boshllekun-mund-ta-mbushin-rusia-e-kina/

Sipas Moses-Ones, pavarësisht vendimit të 18 tetorit nga BE, Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e unionit, duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

Një gjuhë më pak diplomatike përdori profesori dhe njohësi shumë i mirë i politikës së Ballkanit, Daniel Server: “Kur erdha këtu 22 vite më parë, vendi ishte në kaos total. Tani vendi ka lulëzuar, tani ju keni përmbushur kriteret për t’u futur në BE. Francës dhe BE t’i vijë turp se si vepruan me ju. Tani angazhohuni ndaj kërkesave, ju mund të përparoni ende edhe pa negociatat”.

Nga fjalë të tilla duket se kryeminstri shqiptar Edi Rama mori më shumë zemër dhe i tregoi Brukselit se nuk ka ditur të mbajë fjalën. Për ta ilustruar rastin konkret, Rama merr marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin, pas arritjes së të cilës i ishte premtuar liberalizimi i vizave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/18/departamenti-amerikan-i-shtetit-reagon-per-negociatat-jemi-te-zhgenjyer-me-keshillin-europian/

A2 CNN Livestream

Latest Videos