Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë për deputet

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 16:26 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu: Do të zgjedhim kandidatët më

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit janë synimi i të gjitha forcave politike në vend. Partitë kanë nisur takimet në bazë për zgjedhjen e kandidaturave për deputet.

Kryetari republikan Fatmir Mediu gjatë takimit me kryesinë u shpreh se me gjithë lëvizjet antikushtetuese, Edi Rama nuk do të arrijë dot fitoren nga populli.

“Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët  e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet  e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore të padiskutuar në zgjedhje, me gjithë lëvizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës”, deklaroi Mediu.

Kryerepublikani theksoi se opozita e bashkuar do të mbrojë interesat e qytetarëve si dhe siguroi për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për deputet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos