Paralajmërimi i Ramës: Qëndroni të përgatitur për gjëra interesante nga fronti i Shtëpisë së Lirisë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 12:10 | Politikë
Paralajmërimi i Ramës: Qëndroni të përgatitur për

Në konferencën për mediat këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për përballjen që do të ketë Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit, ku këtë herë do të ketë kundërshtar PD-në e Bashës, si dhe koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku bën pjesë Rithemelimi e LSI.

Rama paralajmëroi për zhvillime interesante nga ky koalicion, por pa dhënë detaje.

“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë për të parë filxhan për ta parë përpara se të ndodhte këtë. Madje, nuk keni parë gjë akoma në këtë aspekt. Mos u çudisni dhe qëndroni të përgatitur se do të shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e “Shtëpisë së Lirisë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos