
Qeveria e Kosovës miratoi Grupin Punues Ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kjo përkthehet në lehtësira punësimi për shtetasit tanë në Kosovë dhe lehtësim të procedurave të lejeqëndrimit, njësoj sikur i parashikon vendi ynë për shtetasit nga Kosova.
Për kryeministrin Kurti ky është një hap mjaft pozitiv. “Le të punojmë së bashku për më shumë njehsime në të ardhmen”, tha ai. (A2 Televizion)