Krimet zgjedhore, Dervishi: Ndodhin se prokurorët dhe policia ka tendencë t’i çojë gjërat në kalendat greke

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 16:11 | Politikë
Krimet zgjedhore, Dervishi: Ndodhin se prokurorët dhe policia ka

Për analistin, Lutfi Dervishi, prani e ambasadorëve në zgjedhje tregon që zgjedhjet nuk janë pa probleme, pasi sipas tij mungon arbitri i brendshëm. Në studion e A2 CNN, ai tha se ata që kërkojnë pushtet janë në ankth nga pjesëmarrja e qytetarëve.

“Prania e ambasadorëve, e zmadhuar tregon që zgjedhjet nuk janë pa probleme, prania e arbitrit të jashtëm tregon që mungon arbitri i brendshëm. Është e vetmja ditë që ata që kërkojnë pushtet janë në ankth se nuk janë të sigurt dhe përqindja e lartë e pjesëmarrjes. Tirana duhet të jetë 60%”.

Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri vihen në diskutim pas orës 19:00 kur e marrin në dorë partitë dhe institucionet. Dervishi thekson se incidentet në Shqipëri ndodhin vetëm për shkak se prokurorët dhe policia, sa i takon krimeve zgjedhore ka tendencë t’i çojë gjërat në kalendat greke

“Nuk kanë arsye njerëzit të krijojnë problemet, i vetmi problem për t’u duartrokitur, ishin radhët e njerëzve. Në këtë sens nuk kanë problem qytetarët. Zgjedhjet shqiptare vihen të diskutueshme jo ditën e zgjedhjeve por pas orës 19:00 të mbrëmjes dhe pas kësaj ore e kanë në dorë partitë politike e insitucionet, dhe mesazhi më i rëndësishëm ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të incidenteve . Pse ndodhin incidente në Shqipëri? Vetëm për një shkak, prokurorët dhe policia sa i takon krimeve zgjedhore ka tendencë t’i çojë gjërat në kalendat greke. Incidente që duhen hetuar. Prokuroria është inaktive dhe nuk dëshiron të përzihet në çështjet politike. Në Elbasan, nëse prokuroria do kishte reaguar do kishim situatë tjetër. Krimet zgjedhore që ndodhin sot janë të dënueshme me burg dhe kjo gjë e dyshoj që do ndodhë dhe fillon zvarritja dhe nuk përfundojnë si duhet hetimet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos