Leicester mposht Arsenalin, vendos Vardy

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 22:13 | Futboll

Pas dy humbjeve radhazi në Premier League, Leicester është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë në një transfertë të vështirë, duke triumfuar 0-1 në Londër ndaj Arsenalit.

Edhe pse “topçinjtë” luajtën më mirë, ishin miqtë ata që triumfuan me një gol të shënuar nga sulmuesi i tyre kryesor, Vardy, në minutën e 80 të ndeshjes.

Në takimet e tjera të kësaj të diele në Premier League, Wolves-Newcastle u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Southampton mposhti 2-0 Evertonin e Ancelotti-t, i cili është në krye të renditjes pas 6 ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos