
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideroi si vendim politik, kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Sipas Lleshajt, kreu i shtetit nuk e ka lexuar deri në fund nenin përkatës të kodit penal mbi përgjimet, pasi ato do të bëhen me mbikëqyrjen e prokurorisë.
Lleshaj mohon dhe përpjekjen për ndikim të policisë në zgjedhje.
"Presidenti ka lexuar vetëm katër pika të nenit 221, nuk ka lexuar pikën e pestë. Nuk besoj që është lapsus, apo ngatërresë, por është bërë qëllimisht", tha Lleshaj. (A2 Televizion)