All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Marina franceze shpëton 160 emigrantë që synonin Britaninë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 12:27 | Bota
Marina franceze shpëton 160 emigrantë që synonin Britaninë
All - Paragraf - 1

Autoritetet franceze bën me dije se gjatë orëve të fundit ka shpëtuar në det rreth 160 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin si synim brigjet britanike.

Marina franceze u vu në lëvizje pas një njoftimi që mori për disa varka me emigrantë që ndodheshin në vështirësi për shkak të motit të keq që kishte përfshirë këtë zonë.

All - Paragraf - 3

Ende nuk ka detaje të mëtejshme për këtë operacion, apo për shtetësinë e personave që u gjetën në gomone.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tragjedisë së radhës në La Mansh ku një gomone u mbyt dhe 4 persona që udhëtonin me të humbën jetën.

U desh ndërhyrja e autoriteteve të rojeve bregdetare që bëri të mundur shpëtimin e 45 personave të tjerë që udhëtonin në këtë gomone.

All - Paragraf - 6

Kanali i La Manshit është një ndër pikat kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që synojnë Anglinë. Qindra shqiptarë po ashtu kanë përdorur këtë mënyrë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në një çështje që solli dhe një përballje diplomatike mes zyrtarëve më të lartë në Tiranë dhe Londër. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos