Riatdhesohen 49 shtetas shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 16:15 | Aktualitet

Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Janë 49 shtetas shqiptarë që u riatdhesuan me “charter” nga Metz dhe Nancy, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën Schengen, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos