Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes, thirrje qytetarëve: Mos qëndroni pranë godinave të larta

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 17:46 | Aktualitet
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes, thirrje qytetarëve: Mos qëndroni

Nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Në njoftim thuhet se ministrja Xhaçka është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.

Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme, bën të ditur ministria e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos