
Një fëmijë i mitur humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Bajram Curri-Sopot. Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç. dhe mjeti “Toyota” që drejtohej nga shtetasi Z.M.
Aksident ndodhi pranë vendit të quajtur Cerrnicë dhe 9-vjeçari E.Ç. mori plagë të rënda nga të cilat nuk mund të mbijetonte. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dhe 5 persona të tjerë që po udhëtonin në të dy mjetet.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)