
Këshilli Bashkiak i qytetit të Mineapolis është shprehur në favor të shpërbërjes së departamentit të policisë lokale, në atë që konsiderohet një hap kyç për zbutjen e zemërimit popullor mbi vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.
Sipas shumicës së këshilltarëve, një model i ri i sigurisë publike do të krijohej në qytetin ku forcat e rendit akuzohen për racizëm. Për aktivistët kjo është një pikë kthese.
Ndërkaq, protesta me moton “Jetët e personave me ngjyrë kanë vlerë” vazhdojnë të mbahen në Europë. Manifestuesit mbushën rrugët e Brukselit, Kopenhagenit, Londrës, Budapestit, Madridit e Barcelonës, për të kundërshtuar diskriminimin racor. Britanikët sfiduan paralajmërimet e autoriteteve për të shmangur grumbullimet masive për shkak të pandemisë, duke dalë për të dytën ditë radhazi në rrugë me thirrjet "Heshtja është dhunë”, “Ngjyra nuk është krim”.
Protesta pati edhe në Itali, me rreth 3 000 njerëz që u mblodhën në Piazza del Popolo në Romë, me slogane kundër racizmit. (A2 Televizion)