Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 20:10 | Bota

Serbia dhe Rusia po afrohen përherë e më tepër. Kjo pasi së bashku me Hungarinë dhe Moskën kanë diskutuar ndërtimin e një tubacioni nafte midis dy vendeve për tu furnizuar me naftën ruse. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Péter Szijjártó, i cili publikoi foto nga bisedimet trepalëshe të zhvilluara nëpërmjet video-lidhjes.

Një sërë vendimesh të gabuara në Bruksel e kanë vënë Evropën në një pozicion shumë të vështirë në tregun ndërkombëtar të energjisë, shkruan A2 CNN.

"Sot, çmimet e energjisë në Evropë janë rritur disa herë krahasuar me pjesën tjetër të botës. Kjo nuk është çudi, pasi Brukseli po i ndërpret me forcë marrëdhëniet energjetike, duke ndaluar përdorimin e burimeve ruse të energjisë dhe duke bllokuar rrugët e transportit

Kjo situatë mund të zgjidhet duke përfshirë burime të reja energjie dhe duke ndërtuar edhe më shumë rrugë transporti. Sot, po negociojmë me kolegët tanë serbë dhe rusë për ndërtimin e një tubacioni të ri nafte që lidh Hungarinë me Serbinë", tha Szijjártó. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos