
Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Kosovë.
Palatova e ka cilësuar këtë proces zgjedhor si një "dëshmi të demokracisë në vend" dhe ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të ciklit të zgjedhjeve lokale.
Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës, shkruan A2.
Në këtë raund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 32%. (A2 Televizion)
