Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 13:47 | Politikë

Deputetët e zgjedhur dështuan për të 39 herë radhazi të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Në sallë kanë qenë 95 deputetë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos