Humbësit urojnë fituesit në Kosovë, rezultatet e balotazhit: LDK 5 komuna, VV dhe AAK nga 4, PDK 3

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 01:18 | Politikë

Kosova edhe një herë jep një leksion demokracie në rajon. Në një kohë rekord kanë dalë dhe rezultatet paraprake të balotazhit e zgjedhjeve lokale për 18 komuna.

Sipas konfirmimit zyrtar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë raund të dytë LDK ka fituar në 4 komuna, përfshirë dhe kryeqytetin Prishtinë, ku Përparim Rama do të vazhdojë edhe për një mandat.

Megjithatë, LDK humbi bastionin e saj në Fushë Kosovë për herë të parë që prej vitit 1999, që u fitua nga Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit dhe AAK fituan nga 4 komuna secila në këtë balotazh dhe PDK vetëm 3 komuna. Të gjithë kandidatët në garë kanë treguar një nivel të lartë qytetarie, kryesisht ata që nuk ia dolën dot, duke pranuar humbjen dhe uruar kryetarët e rinj të komunave.

“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që vërtetë të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”, shkruan kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Hajrullah Çeku.

Kandidati i PDK-së në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, përgëzoi Faton Pecin e Vetëvendosjes për fitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos