Kurti i kënaqur me rezultatin? Kryeministri: Do qeverisim në 7 komuna

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 10:07 | Politikë

Kurti i kënaqur me rezultatin? Kryeministri: Do qeverisim në 7 komuna

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale.

Teksa falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, Kurti shprehet se VV, pas këtyre zgjedhjeve, do të qeverisë në 7 komuna, më shumë se kurdoherë më parë.

“Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos