Zgjedhjet në Kosovë, si janë ndarë komunat pas raundit të dytë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 07:24 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, si janë ndarë komunat pas raundit

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna.

Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:

LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
LISTA SERBE: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në raundin e parë - të 12 tetorit - rezultatet kanë qenë kështu:

LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 sosh.

Dalja në raundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në raundin e dytë mbi 32 për qind.

Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh. REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos