"Kurti, vetëm ka abuzuar", opozita në Kosovë fajëson LVV për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 15:37 | Politikë

Deputetët opozitarë në Kosovë kanë akuzuar Albin Kurtin për dështim të seancës për konstituimin e kuvendit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosvës, Jehona Lushaku, tha se kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe udhëheqësi i seancës, Avni Dehari po e cënojnë qëllimshëm rendin kushtetues, ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë.

Kujtojmë se ditën e sotme dështoi seanca e 39 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos