Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai është futur në PD, ndërsa theksoi se kurrë ai nuk është akuzuar për ndonjë aferë.
“Kam 20 vite në politikë dhe nëse gjen diçka ku unë jam kontenstuar, i përfolur për afera apo i goditur. E vetmja gjë për të cilin unë jam përfolur ka qenë budallallëku i futbollit. Të gjesh një problem timin, të familjes apo të të afërmve të mi, për afera apo diçka tjetër... jam zero. Kjo është diferenca e një politikani, unë jam betuar në 4 korrik të vitit 2005.
Berisha ka këmbëngulur që unë të kandidoj, pasi struktura e PD-së në Peqin nuk fitonte dot dhe unë dola i pari në Shqipëri me rreth 11 mijë vota në sistemin mazhoritar. Për 2 muaj kam rënë 21 kilogramë. Por ditën e diel të zgjedhjeve dhe shihja fëmijët që duartrokitnin emrin tim, unë jam betuar që kurrë nuk do të vjedhë. Këto janë rezultatet”, tha Sula. (A2 Televizion)