
Katër ish-drejtuesit e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, sot do të bëjnë deklaratat e fundit përmbyllëse në seancë, ku secili do të ketë nga 20 minuta kohë, raporton A2CNN.
Seanca do të nisë në orën 09:00, ku avokatët kanë kërkuar nga 20 minuta koha për parashtrimet e fundit. Mandej, trupi gjykues do të ketë edhe tre muaj kohë për vendimin final, nëse nuk do të kërkojë kohë shtesë.
Në Hagë ka mbërritur sot edhe ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, i cili do të jetë i pranishëm në seancën e radhës ndaj ish-drejtuesve të UÇK. Sot pritet numër i madh i familjarëve të marrin pjesë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales.
Kujtojmë që dje u zhvillua një tubim masiv në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK dhe procesit që po zhvillohet ndaj tyre, i cili konsiderohet i padrejtë. (A2 Televizion)