
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Gjatë seancës plenare të së hënës, Kurti deklaroi se duan të përgatiten mirë në mënyrë që reciprociteti të mos zhbëhet më.
"Ne edhe faktorit ndërkombëtar ja kemi treguar, dhe po punojmë që këtë reciprocitet nga i cili nuk kemi hequr dorë ta zbatojmë. Por në këto 100 ditët e para kemi patur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi maksimalisht, se nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini në qeverinë Kurti 1 e vendosem reciprocitetin, dhe qeveria pasardhëse e hoqi atë. Nëse ne nuk arrimë ta zbatojmë reciprocitetin plotësisht, atëherë ai vdes si koncept.”, ishin fjalët e kryeministrit kosovar në kuvendin e Prishtinës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot në një seancë plenare, ku në rend të ditës ishte edhe debati lidhur me punën 100-ditore të qeverisë Kurti.
(A2 Televizion)