Resuli: Skemat kombëtare janë thërrime përballë nevojave të fermerëve

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 21:53 | Ekonomi
Resuli: Skemat kombëtare janë thërrime përballë

Skemat kombëtare nuk kanë patur impaktin e pritshëm dhe kanë qenë thërrime përballë nevojave që kanë fermerët. Këtë mendim ndau në studion e "A2 Business" eksperti për Bujqësinë, Ervin Resuli. Sipas tij duhet bërë një analizë e thellë se ku kanë shkuar paratë e konsiderueshme që janë hedhur për fermerët dhe nuk janë përkthyer në vende pune.

“Këto skema nuk kanë patur impaktin e pritshëm. Po t’i referohemi INSTAT kemi rënie të të punësuarve në bujqësi me 7.8 %. Kjo do të thotë që eficenca e skemave kombëtare IPARD-it dhe skema e naftës nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm. Po t’i referohemi parave të hedhura janë një sasi e konsiderueshme parash dhe mbetet për t’u bërë analizë që ku kanë shkuar këto para. Dhe pse nuk janë përkthyer në vende pune”.

Resuli thekson se fermerët nuk kanë përfituar nga skema e IPARD, pasi ka investuar në teknologji dhe pjesën e luanit e kanë marrë industria dhe agro-përpunimi

Me thënë të drejtën pjesa e Ipard ka investuar shumë në pjesën teknologjike. Fermerët pothuajse nuk e kanë prekur fare këtë pjesën e luanit e ka marrë industria apo agro-përpunimi. Skemat kombëtare nuk janë të plota, kanë mbështetur njëra-tjetrën dhe kanë stimuluar fermerin. Janë një thërrime përballë nevojave që kanë fermerët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos