
Edhe në Kosovë shënohet viktima e parë nga zjarret. Policia njoftoi se një shtetas ndërroi jetë për shkak të asfiksimit në Malishevë.
Rreth 50 vatra zjarri dhe pas ndërhyrjes në kohë nga toka dhe ajri, zjarret në Kosovë janë vënë nën kontroll. Vetëm 4 vatra mbeten ende aktive, në Suharekë, Rugovë të Pejës dhe dy vatra në Prizren, në Vraniç dhe Bukosh.
Kryeministri Kurti theksoi se mbajtja nën kontroll e flakëve përbën një sfidë të vërtetë për autoritetet shtetërore pasi komunat e treguan këtë herë se kanë numër shumë të ulët të forcave zjarrfikëse. Gjithsesi, Kosova nuk po përjeton më një situatë kritike. Deri më tani, policia ka arrestuar 2 persona, për zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)