Sondazhi mbi abortin në Kosovë: 79% e të anketuarve duan që të ndalohet me ligj

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 19:19 | Kosova
Sondazhi mbi abortin në Kosovë: 79% e të anketuarve duan që

Ka ngjallur debate në lidhje me një temë tejet delikate për shoqëritë moderne, rezultati i një anketimi i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me gjermanët e Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Anketimi mbulonte një sërë pikëpamjesh për sa i përket aktualitetit dhe lirive personale, dhe rezultati ndoshta më kontrovers vjen për temën e abortit.

Sipas gjetjeve, rreth 79% e qytetarëve kosovarë të anketuar mendojnë që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj në çdo rrethanë.

Një shifër disi befasuese, nga momenti që aborti është praktikë e lejuar dhe e kodifikuar prej vitesh në ligjet e Kosovës

Sipas Ligjit për Ndërprerjen e Shtatzënësisë, në Kosovë  ndërprerja efektive e shtatzënësisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë, duke llogaritur nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual, dhe mund të kërkohet nga çdo femër e moshës mbi tetëmbëdhjetë vjeç, gjithsesi pas një këshillimi me një specialisti përkatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos