Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara në shikim kanë shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë për të protestuar para Bashkisë së Durrësit, në lidhje me vështirësitë që has kjo shtresë për shkak të moszbatimit të ligjit për personat me aftësi ndryshe.
Aksesueshmëria, arsimimi, punësimi dhe, natyrisht, trajtimi financiar dinjitoz për personat shoqërues ishin ndër problematikat kryesore, shkruan A2 CNN.
Këto problematika i shoqërojnë prej vitesh këtë shtresë dhe shumë të tjera që kanë aftësi të kufizuara, dhe pavarësisht protestave e ekzistencës së ligjit, situata mbetet e njëjtë. (A2 Televizion)