“Problemi u zgjidh”, hyri me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, David Danaj fotografohet me kryetarin

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 14:52 | Aktualitet

“Problemi u zgjidh”, hyri me forcë në Këshillin

David Danaj, i riu që disa javë më parë hyri me forcë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Vlorës, raportohet të ketë marrë kompensimin për shpronësimin e banesës pranë Portit të qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku i komanduar i Vlorës, Elis Halili, postoi në llogarinë e tij në Facebook një foto me Danajn, teksa shkruan: “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t'i bëjnë të ecin përpara!”.

“Problemi u zgjidh”, hyri me forcë në Këshillin

Danaj dhe një miku i tij u futën më 29 shtator në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe u konfliktuan me anëtrët. Danaj shpjegoi më pas se i ishte shembur banesa në zonën pranë portit detar për shkak të një projekti rehabilitues aty dhe ka mbetur pa shtëpi e as nuk ka marrë kompensimin financiar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos