Duan dalje në aksin nacional, banorët e 3 fshatrave bllokojnë rrugën Qukës-Qaf Plloçë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
17 Nëntor 2025, 15:41 | Aktualitet

Dhjetëra banorë të fshatrave Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë kanë protestuar duke bllokuar për disa minuta edhe aksin e ri Qukës–Qaf Plloçë.

Protesta e banorëve është motivuar nga parashikimi i mbylljes së kësaj daljeje në rrugën kryesore, duke i detyruar të përdorin një dalje tjetër, e cila sipas banorëve u zgjat rrugën me mbi 3 km, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, administratori i njësisë administrative Trebinjë, që përfshin fshatrat Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë, edhe pse mbështet shqetësimin e banorëve, shprehet se mbyllja e kësaj rruge është propozuar për arsye sigurie.

Gjatë bllokimit të aksit Qukës–Qaf Plloçë nuk munguan as incidente të vogla mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos