Iniciativa e emigrantit, tezgat e krishtlindjes për herë të parë në Tropojë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
15 Dhjetor 2025, 15:34 | Aktualitet

Për herë të parë në qendrën e Tropojës, përveç zbukurimeve të bashkisë, janë hapur edhe tezgëzat e Krishtlindjes, një traditë kjo e njohur në shumë qytete evropiane dhe shqiptare, por që për herë të parë po zhvillohet në qytetin verior të vendit. Kjo iniciativë ka ardhur nga një i ri emigrant, i cili ka ardhur enkas në vendlindje për të ngritur këto shtëpiza dhe për t’i dhënë një tjetër atmosferë këtij qyteti.

Nuk mungojnë as të rinjtë e tjerë që kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit në vendlindjen e tyre. Iniciativa e emigrantit është mbështetur edhe nga banorë të Valbonës, të cilët kanë sjellë produktet e tyre bio në këto tezgëza.

E ndërsa në këto ditë atmosfera është ngrohur disi, sapo festat të mbarojnë, shumica prej tyre do të kthehen sërish në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Sheshi do të zbrazet, dritat do të fiken dhe Tropoja do të mbetet përsëri në pritje, mes kujtimeve të festave dhe realitetit të përditshëm të emigracionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos