
Kryetar i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili, ka zhvilluar një takim me ekipet e bashkisë për vlerësimin e masave dhe përcaktimin e detyrave konkrete për çdo njësi e rajon, për të garantuar reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të motit.
Sipas të dhënave të fundit nga Mbrojtja Civile dhe shërbimet hidrometeorologjike, njësia administrative Novoselë paraqet rrezikun më të lartë, pasi prurjet e lumit Vjosa pritet të rriten ndjeshëm, duke shtuar mundësinë që lumi të dalë nga shtrati.
Po ashtu, shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se mot të keq dhe me reshje të dendura shiu do të ketë edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)
