Ka nisur mbledhja e gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, tek Poli i Drejtësisë.
Të pranishëm në sallë janë 360 gjyqtarë, teksa ka mbajtur fjalën kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shkruan A2.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku pas saj pritet që gjyqtarët të mbajnë prononcim për mediat për të komunikuar vendimet që do merren në këtë mbledhje.
(A2 Televizion)