Zero investime nga Shqipëria, Vërniku i Devollit me sytë nga Bullgaria

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 15:37 | Aktualitet

Vetëm pak minuta larg qytetit të Bilishtit, Vërniku, fshati minoritar, ashtu si shumica e fshatrave të zonës, po përjeton një shpopullim masiv krahasuar me banorët që ka pasur dikur.

Ata që kanë mbetur tregojnë për gjendjen e fshatit sot dhe për faktin se, ndonëse brenda territorit shqiptar, të vetmet investime në fshat kanë ardhur nga Bullgaria.

E ndërsa Vërniku ka pasur disa investime nga qeveria bullgare, fshatra të tjerë në zonë nuk kanë asnjë lloj infrastrukture, çka i ka çuar drejt boshatisjes së plotë. Ajo që është edhe më e rëndë është mungesa e plotë e shpresës se jeta mund të rikthehet sërish në këto fshatra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos