FMN më optimiste, ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, ajo globale do ngadalësohet

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 20:45 | Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur në 3.8 për qind parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Kjo shifër është 0.4 për qind më e lartë se në raportin e perspektivës të botuar në tetor. 

“Një shifër pre 3.4 për qind, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, shprehet eksperti Elvin Meka.

Institucioni më i madh kredi-dhënës në botë vlerëson se në Ballkanin Perëndimor do të jetë Kosova vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 4 për qind, ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi. Me Shqipërinë që qëndron pak më poshtë se mesi i tabelës, Bosnje-Hercegovina është shteti që pritet të kenë rritjen më të ulët ekonomike.

“Shifra pre 3.8 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me s rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë ndërtimi dhe aktivitetet të pasurive të patundshme”, shton Meka.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian dhe të ardhurat nga turizmi. Po sa vlejnë këto parashikime për Shqipërinë?

“Janë kërcënime që edhe ne i dimë dhe i ndejmë. Unë do të veçoja ndryshimet klimatike dhe përshakllëzimet e mundshme të konflikteve në botë”, tha ai.

“Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet”, vlerëson Banka Botërore duke nënvizuar se Shqipëria rrezikohet kryesisht nga ndryshimet klimaterike, zhvillimet gjeopolitike, epidemitë shëndetësore, siguria kibernetike dhe çmimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos