Goma, bateri, vajra dhe alkool frenash...për automjetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gardës së republikës dhe Komandës Mbështetëse do të shpenzohen 229 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro.
Pjesa më e madhe e parave, mbi 105 milionë lekë janë planifikuar të shpenzohen për blerje baterish, ndërsa gati 84 milionë lekë për vajra dhe alkool frenash për makinat. Pjesa tjetër do të shkojë për blerje baterish.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka çelur një tender në emër të këtyre tre institucioneve.
“Për të provuar se operatorët ekonomikë kanë kapacitetin e nevojshëm ekonomik dhe financiar për të zbatuar kontratën, duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare (2022, 2023, 2024), ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 40 % e vlerës e fondit limit të objektit që prokurohet.”
Sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompanitë e interesuara, duhet të paraqesin një deklaratë, me anë të së cilës të marrin përsipër të kryejë shërbimin e transportit të artikujve objekt prokurimi në adresën e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Garda e Republikës dhe Komanda Mbështetëse. Kontrata me kompanitë fituese do të lidhet në një fat 36-mujor. (A2 Televizion)