Mashtruan klientët me biletat, arrestohet pronari i agjencisë turistike, ndiqet penalisht bashkëshortja

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 13:29 | Kronikë

Mashtruan klientët me biletat, arrestohet pronari i agjencisë

Policia në kryeqytet ka vënë në pranga pronarin e një agjencie turistike, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka përfituar rreth 17 mijë euro përmes mashtrimit të klientëve për rezervimin e biletave.

Pas disa javësh hetime uniformat blu arrestuan shtetasin Ardi Gjuzi dhe ndoqën penalisht bashkëshorten e tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”. Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17.000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet”, informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos