Aksident në Selenicë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Nga Edi Ruçi
3 Tetor 2025, 16:17 | Kronikë

Aksident në Selenicë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të bashkisë Selenicë, ku një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me një motor.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos