Humb kontrollin e mjetit dhe bie në humnerë, ndërron jetë 51-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 07:47 | Kronikë

Humb kontrollin e mjetit dhe bie në humnerë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Qafë Mali–Fierzë.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos