Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, hapet "GofundMe" për Elvis Shkambin

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 11:10 | Kronikë

Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, hapet "GofundMe" për Elvis

Elvis Shkambi, vrasësi i gjykatësit Astrit Kalaja do të qëndrojë pas hekurave, pasi Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për të, ashtu si dhe për xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

E teksa dy anëtarët e familjes Shkambi ndodhen në qeli, në emër të tyre është hapur një llogari në "Gofoundme", ku kërkohet ndihmë financiare për shpenzimet e gjyqit, nën moton: “Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvis dhe Gjon Shkambin”.

"Gofoundme" në vetëm pak orë janë mbledhur 8,626 dollarë nga 31 donacione, ku bie në sy se ka persona që kanë dhuruar shuma prej 1000 dollarë.

Targeti i vendosur është 14 mijë dollar ndërsa në mesazhin e shpërndarë nga organizatori Francesk Shkambi thuhet: “Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një kauzë që ka vërtet nevojë për mbështetjen tonë: të drejtat ligjore të Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët po përballen me një betejë të dhimbshme për përfaqësim të drejtë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kontributi juaj, sado i vogël, do të ketë një ndikim domethënës në luftën e tyre për drejtësi, ndaj ju lutemi të merrni në konsideratë mundësinë për të dhuruar ose për të ndarë këtë link me të tjerët që mund të ndihmojnë. Faleminderit që po e merrni kohën për të mbështetur këtë kauzë të rëndësishme!”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos