
Hetimet në Komisariatin e Sarandës pritet të thellohen edhe më tej, ndërsa burime për A2CNN, bëjnë me dije se janë paralajmëruar ndalime të tjera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Sipas informacioneve paraprake, një urdhër arresti është përcjellë tashmë për një oficer të krimeve, ndërsa hetuesit po vijojnë veprimet procedurale për persona të tjerë të dyshuar. (A2 Televizion)